Ka nisur revolta politike ndaj vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili bëri thirrje për bojkot të pagesës.
Postimi i plotë
Refuzojeni të paguani taksën për Rrugën e Kombit, le ta paguajë vetë qeveria. Koncesionin e Rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista.
Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll.
Kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj.
Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre.
Qeveria ka dhënë qindra milionë euro koncesione në shëndetësi e gjithandej. Le t’i anullojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.
Qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh.
Refuzojeni ta paguani këtë taksë të pistë, jeni në të drejtën tuaj.

Për Lajm-shqip
Ylli Pata