Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LIFESTYLE»Nik Xhelilaj, oferta që do e…
Nik Xhelilaj, oferta që do e...

Nik Xhelilaj, oferta që do e…

9 vite më parë Komento

Aktori nis jetë të re si aktor telenovelash në Turqi.
Në këtë modë telenovelash turke që ka pushtuar ekranet shqiptare, tashmë shikuesit do të kenë një arsye më shumë për t’i ndjekur ato, pasi mes protagonistëve të përzgjedhur, do të shfaqet dhe aktori i njohur 29-vjeçar, shqiptari Nik Xhelilaj. Skeptik për zgjedhjet e tij në jetë, sidomos ato profesionale, këtë herë nuk e ka menduar gjatë këtë ofertë që i ka ardhur nga Turqia, për të qenë aktor kryesor në serialin televiziv “Kayip Sehir Dizisi”, që ka nisur të transmetohet në Turqi e disa televizione europiane, por që në Shqipëri do të nisë transmetimin në muajin shtator. Zbulohet kështu projekti sekret i Nik Xhelilajt, i cili pasi prezantoi festivalin e ’50-të në RTSH, u largua nga Shqipëria pa dhënë asnjë detaj për vendndodhjen e tij, apo projektet e tij të reja si aktor. Dhe e gjithë kjo është një surprizë jo vetëm për adhuruesit e Nik Xhelilajt, por edhe për shikuesin europian, që e ka parë portretin e tij në disa filma artistikë me tema të forta shqiptare, me të cilat ka fituar shumë çmime. Ndërkohë që ky projekt i ri nuk është thjesht një ndryshim në karrierën e tij, por edhe një portë e re fitimprurëse. Thuhet se për këtë rol, ai do të shpërblehet me miliona, arsye kjo që e ka bindur të rikthehet dhe një herë në Turqi, vend të cilin ai ka pohuar se e kishte braktisur disa vite më parë, ndërsa kishte lënë përgjysmë studimet e një shkolle ushtarake. Ndërkohë para se të firmoste këtë projekt, Niku ishte aktor i Trupës së Teatrit Kombëtar, ku paguhej me një rrogë fikse shteti, që natyrisht nuk do t’i përmbushte ambicien e tij në kulmin e karrierës. Ndërkaq jemi kureshtarë ta shohim Nikun në serialin e ri, prodhimi më i ri turk nën logon e kanalit të ndjekur “Kanal D”. Seriali trajton një histori mjaft interesante, ndërkohë që kudo janë shpërndarë dhe afishuar posterat me portretin e aktorëve turq, mes të cilëve dhe Niku. Për herë të parë një aktor shqiptar merr pjesë në një rol kryesor në një prodhim turk, dhe ndoshta jo pa qëllim zgjidhet Niku, të cilin së fundi juria e “Shooting Stars”– European Film Promotion” e shpalli një nga 10 talentet e reja të Europës, i përfaqësuar me filmin “Shqiptari”. Nuk e dimë se si do ta përjetojë këtë rikthim në Turqi, tashmë që është në një moshë më të pjekur. Xhelilaj la Shkollën Ushtarake për të ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, studime që po e rikthejnë në Turqi tashmë si aktor pas shumë vitesh.

Nik Xhelilaj në rolin e Kadirit te seriali turk ”Qyteti i humbur”

‘’Kayip Sehir Dizisi” që në shqip do të thotë ‘’Qyteti i humbur’’, ka në rolet kryesore: Leyla Yaprak, Gökçe Bahadir, Nik Xhelilaj, Ilker Mur dhe Nazan Kesal. Ky serial si temë do të trajtojë jetën e njerëzve të rrugëve të Stambollit, tragjeditë e grave, romëve, jetën e transvestitëve, vuajtjet e zezakëve si dhe diskriminimin e tyre, problemet e fëmijëve të mitur si punëtorë krahu. Me një fjalë seriali zbulon një tjetër gjuhë të trajtimit dhe demonstrimit të disa dukurive sociale. Skenari është bazuar në Mercan Cevdet, një skenarist shumë i famshëm turk i cili pas vetes ka një karrierë shumëvjeçare, duke shkruar edhe seriale të tjera, ndërsa ndër më të fuqishmit është ky i fundit në të cilin aktron edhe shqiptari i famshëm, Nik Xhelilaj. ‘’Qyteti i humbur’’ ka filluar xhirimet vitin e kaluar, ndërsa këtë vit në muajin shtator do të ketë premierën në televizonin turk e më pas edhe në disa shtete të tjera ballkanike. Në 10 vitet e fundit Turqia është mbuluar me seriale të temave të ndryshme, ndërsa më së shumti trajtohet si temë dashuria e ndaluar, si dhe tema të ndryshme tabu, të cilat më herët nuk kanë mundur të preken. Seriali gjithashtu zbulon edhe rrugët e fshehura të Stambollit të cilat jo shumë turistë të huaj kanë pasur mundësi t’i shohin. Fokusi i fabulës zhvillohet te familja Toptas, dhe si ngjarje kanë pikërisht këtë familje me ngjyrë që jeton në qytetin e Stambollit. Toptaslar, një familje shumë e lidhur, por që fillon të pësojë kriza pikërisht pas humbjes së të parit të familjes, teksa Merjeme (gruaja e tij) dhe fëmijët e përjetojnë shumë keq humbjen e babait. Merjem, me pesë djemtë dhe një vajzë, ngelet e ve dhe e vetme ku në ndihmë i del një fqinj rreth të 80-ave. Fatkeqësitë dhe ngjarjet e papritura për familjen Toptas (familje me ngjyrë) shtyjnë me dhunë migrimin drejt Stambollit, teksa përshkruhet lufta për mbijetesë në rrugët e errëta të këtij metropoli të madh. Niku do të luajë krah aktores së famshme turke Gökçe Bahadir, e cila famën më të madhe e ka marrë me rolin e Leylës në serialin ”Kur gjethet bien”.

26.08.2012

Burimi: Bota Sot

aktor albanian news art balkanweb film filmi foto gazeta gazeta ekspres gazeta koha jone gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta shqiptarja gazeta shqiptarja.com gazeta tema gazetatema ikub.al jeta e vipave kinema kuriozitete kuriozitete nga bota lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme nga vipat lajme showbiz lajme shqip lajme shqiptare lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga showbiz lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip lifestyle me te fundit nga showbiz me te rejat nga showbiz nik xhelilal panorama serial seriali shekulli showbiz Stambolli stil te reja nga showbiz teatri kombetar telenovela top-channel.tv turk www. wwwfemra moderne 9 vite më parë
admin
Etiketime aktor albanian news art balkanweb film filmi foto gazeta gazeta ekspres gazeta koha jone gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta shqiptarja gazeta shqiptarja.com gazeta tema gazetatema ikub.al jeta e vipave kinema kuriozitete kuriozitete nga bota lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme nga vipat lajme showbiz lajme shqip lajme shqiptare lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga showbiz lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip lifestyle me te fundit nga showbiz me te rejat nga showbiz nik xhelilal panorama serial seriali shekulli showbiz Stambolli stil te reja nga showbiz teatri kombetar telenovela top-channel.tv turk www. wwwfemra moderne
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Hueyda El Saied propozohet nga G99…

Pasardhëse

Samsung paraqet një video të shkurtër…

Të Ngjashme

Kujdes, Ja kush janë shpirtkëqinjtë më të mëdhenj të Zodiakut

Kujdes, Ja kush janë shpirtkëqinjtë më të mëdhenj të Zodiakut

Elda Bani 4 vite më parë

Linda Halimi dhe sekretet e "vogla" te dasmes se…

admin 9 vite më parë
Video virale/ Ermal Mamaqi ‘nusja’ e Kozma Dushit

Video virale/ Ermal Mamaqi ‘nusja’ e Kozma Dushit

Elda Bani 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com