Ngre zërin Rama: Shumë prej tyre do shkojnë në burg, as që diskutohet…
Kryeministri Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Rama ka akuzuar ashpër opozitën duke u shprehur se shumë ish zyrtarë që kanë dhënë tendera për rrugët e Shqipërisë do të burgosen.
Një gjë e tillë as që diskutohet, ka thënë Rama.
Ngre zërin Rama: Shumë prej tyre do shkojnë në burg, as që diskutohet…
Duke debatuar në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu e ka pyetur Ramën se pse nuk i dërgon në prokurori ish-zyrtarët që kanë përgjegjësi për kushtet skandaloze të ndërtimit të rrugëve.
Pas kësaj pyetje kryeministri me tone të larta ka thënë se shumë prej tyre do të shkojnë në burg dhe kjo as që diskutohet.
Ja si u shpreh Rama:
“Që do të shkojnë në burg shumë nga këta kjo nuk diskutohet, por po të them që burgu nuk zgjidh problemet. Me burgun e këtyre maskarenjve nuk paguajmë dot rrugën”.

Për lajm-shqip:
Klajdu Thaçi
06.04.2018