Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Ngjarje historike kronologjike, ja çfarë ka ndodhur në 4 prill …
Ngjarje historike kronologjike, ja çfarë ka ndodhur në 4 prill …
Ngjarje historike kronologjike, ja çfarë ka ndodhur në 4 prill …

Ngjarje historike kronologjike, ja çfarë ka ndodhur në 4 prill …

3 vite më parë Komento

Ngjarje historike, ja çfarë ka ndodhur në 4 prill …

4 Prill 1949 – Themelohet Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO

NATO u krijua si një kundërpeshë ndaj ushtrive sovjetike të stacionuara në Europën Qendrore dhe Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore. Europa Perëndimore e pasluftës, u dobësua ekonomikisht dhe ushtarakisht (aleatët perëndimorë i reduktuan me shpejtësi dhe në mënyrë drastike ushtritë e tyre). Parti të reja të fuqishme komuniste kishin lindur në Francë dhe Itali.

Ndërkohë, Bashkimi Sovjetik doli nga lufta i rrënuar . ekonomikisht por me një ushtri të stërmadhe që sundonte të gjitha shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore. Nga viti1948 komunistët nën sponsorizimin e Moskës, konsoliduan kontrollin e tyre ndaj qeverive të këtyre vendeve. Shtypën me forcë të gjitha aktivitetet politike jo komuniste.

Thelbi i aleancës, shprehet në Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, në të cilin anëtarët pajtohen se një sulm i armatosur kundër njërit apo më shumë prej tyre në Europë apo në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithë atyre; Ata janë të detyruar të ndihmojë vendin e sulmuar, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës së armatosur.

NATO evokoi për herë të parë Nënin 5 në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të organizuara nga milioneri saudit Osama bin Laden, të cilat shkatërruan dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, dhe një pjesë të godinës së Pentagonit jashtë Uashingtonit, duke shkaktuar në total rreth 3.000 të vdekur.

Ngjarjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, çuan në krijimin e një dinamike të re brenda aleancës. Kjo preferonte gjithnjë e më shumë angazhimin ushtarak të anëtarëve jashtë Evropës. Fillimisht me një mision kundër forcave talebane në Afganistan, duke filluar në verën e vitit 2003. Më pas me operacione ajrore kundër regjimit të Muamar Gadafit në Libi në fillim të vitit 2011.

Si rezultat i rritjes së ritmit të operacioneve ushtarake të ndërmarra nga aleanca, u rigjallërua çështja e diskutuar prej kohës e “ndarjes së barrës”. Disa zyrtarë paralajmëruan se dështimi për të ndarë kostot e operacioneve të NATO-s, do të çonte në shpërbërjen e aleancës. Megjithatë, shumica e vëzhguesve e cilësojnë këë skenar si të pamundur.

4 Prill 1968 – Në SHBA vritet Martin Luter King

Pak pas orës 6 të pasdites sëë 4 prillit 1968, Martin Luther King Jr, qëllohet për vdekje ndërsa qëndronte në ballkon jashtë dhomës së tij në katin e dytë të hotelit Lorein në Memfis, Tenesi. Udhëheqësi i të drejtave civile, ndodhej në Memfis për të mbështetur një grevë të punëtorëve të kanalizimeve. Ai po bëhej gati për të darkuar, kur një plumb e goditi në nofull.

King u shpall i vdekur pak minuta pas mbërritjes së tij në një spital në Memfis. Ai ishte vetëm 39 vjeç. Muajt e fundit para vrasjes së tij, Martin Luther King u bë gjithnjë e më shumë i shqetësuar me problemin e pabarazisë ekonomike në SHBA. Ai organizoi një fushatë popullore të të varfërve mbi këtë çështje, duke përfshirë një marshim të madh në Uashington, ndërsa në marsin e vitit 1968 udhëtoi në Memfis, në mbështetje të punonjësve të keqtrajtuar afro-amerikanë.

Më 28 mars, një protestë e punëtorëve e drejtuar nga King, përfundoi me dhunë dhe vdekjen e një të riu afro-amerikan. King u largua nga qyteti, por premtoi se do të rikthehej në fillim të prillit për të udhëhequr një demonstratë tjetër. Më 3 prill, po në Memfis, King mbajti predikimin e tij të fundit, duke thënë, “Ne kemi disa ditë të vështira përpara. Por kjo në fakt nuk ka rëndësi për mua, pasi unë kam qenë në majën e malit…Dhe më kanë lejuar të shkoj në mal. Dhe unë e kam parë Tokën e Premtuar. Unë nuk mund të shkoj atje me ju. Por dua që ju ta dini sonte që ne si një popull, . do të shkojmë në tokën e premtuar”.

Një ditë më pas u qëllua dhe u vra nga një snajper. Mbrëmjen e vrasjes së tij, policia gjeti një pushkë gjahu të tipit Remington 30-06 në një trotuar pranë një shtëpie, shumë pranë hotelit ku qëndronte King. Gjatë javëve të ardhshme, pushka, dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe shenjat e gishtërinjve mbi armë, çuan tek një i dyshuar të vetëm:i dënuari në arrati James Earl Ray.

Ray ishte arratisur nga burgu i Misurit në prillin e vitit 1967. Në majin e vitit 1968, nisi një operacion i madh policor për kapjen e tij.

Më 8 qershor, hetuesit britanikë të Scotland Yard, arrestuan Ray në një aeroport të Londrës. Ai po përpiqej të shkonte në Belgjikë, me qëllimin përfundimtar për të shkuar në Rodezi. Asokohe Rodezia, e quajtur sot Zimbabve, qeverisej nga një pakicë të bardhësh.

Pasi u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, Ray u gjykua dhe u shpall fajtor vrasjen e King. Për të shmangur ekzekutimin në karrigen elektrike, ai e pranoi përgjegjësinë .U dënua me 99 vjet burg. Vrasja e King shkaktoi trazira në qytetet në mbarë Shtetet e Bashkuara. Më 9 prill, King u varros në qytetin e tij të lindjes në Atlanta, Xhorxhias. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e tij. Gjatë viteve 1990, e veja dhe fëmijët e Martin Luther King Jr. folën publikisht në mbështetje të Ray dhe pretendimeve të tij, duke e quajtur atë të pafajshëm. Kështu duke spekuluar rreth një komploti që përfshinte qeverinë dhe ushtrinë amerikane.

Në mënyrë të veçantë thuhej se drejtori i FBI-së J. Edgar Hoover ishte i fiksuar pas King, për të cilin ai mendonte se ishte nën ndikimin komunist. Gjashtë vitet e fundit të jetës së tij, King iu nënshtrua vazhdimisht përgjimit dhe përndjekjes nga FBI.

Ngjarje historike, ja çfarë ka ndodhur në 4 prill …

Para vdekjes së tij, aktivisti i mirënjohur i të drejtave civile u monitorua gjithashtu nga inteligjenca ushtarake e SHBA-së, për shkak se King denoncoi publikisht Luftën e Vietnamit në vitin 1967. Për më tepër, ai bëri thirrje për reforma radikale ekonomike në vitin 1968, duke përfshirë të ardhura vjetore të garantuara për të gjithë.

4 Prill 1814 – Napoleoni heq dorë për herë të parë nga froni dhe ia kalon atë birit të tij, Napoleonit II.

4 prill 1841 – William Henry Harrison vdes nga pneumonia duke u bërë presidenti i parë i Shteteve i Bashkuara që vdes në detyrë, dhe duke qenë drejtues i vendit për vetëm 31 ditë.

4 Prill 1850 – Los Anxheles në Kaliforni, deri atëherë një zonë grumbullimi dhe tranziti për bagëtitë, shpallet qytet – një muaj më vonë, Kalifornia bëhet shtet i SHBA-së

4 prill 1866 – Cari Aleksandri II i Rusisë, i shpëton një atentati nga Dimitri Karakozov në qytetin e Shën Petersburgut.

4 Prill 1975 – Bill Gates dhe Paul Allen, themelojnë kompaninë “Microsoft” në Albukirk, Nju Meksiko.

Për lajm-shqip:

Jorida Fataj

04.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • NATO transferohet në godinën e re, ja sa ka kushtuar
  • Aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, hakmarrje me ushtarë pengje
  • Zbardhet vizita ‘sekrete’ e senatorëve të SHBA për ‘peshkaqenët’
4 prill kronologjike ngjarje 3 vite më parë
admin
Etiketime 4 prill kronologjike ngjarje
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Analizë / Turqia me shifra përjeton bum ekonomik.

Pasardhëse

Gjithçka filmohet nga kamerat, ja si përplaset helikopteri me shkëmbinjtë

Të Ngjashme

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit që tradhëtojnë më shumë…

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit që tradhëtojnë më shumë…

Erjona Keta 2 vite më parë
Policia sekuestron 39 kilogram Cannabis Sativa në Vlorë e…

Policia sekuestron 39 kilogram Cannabis Sativa në Vlorë e…

admin 3 vite më parë
Ja kush është Shahin Zanaj, biznesmeni boss i lëndëve narkotike

Ja kush është Shahin Zanaj, biznesmeni boss i lëndëve narkotike

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com