Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e sotme. Një 20 -vjeçar është mbytur në lumin Kir tek “Ura e Mesit”. Mësohet se i riu ka shkuar për t’u larë bashkë me shokët.
Ngjarje e rëndë, mbytet 20-vjeçari në Shkodër, ishte me shokët …

Mesditën e sotme një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Shqipëri, këtë herë në Shkodër. Mësohet se një 20 vjeçar humbi jetën në ujërat e lumit Kir.
Sipas policisë Marjan Marku është gjetur i pajetë në këto ujëra në njësinë administrative Postribë. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.
Ai ka qenë duke u larë me shokët e tij kur ka gjetur vdekjen. Trupi i të riut u dërgua në morgun e spitalit rajonal Shkodër. Ndërsa më parë një 25 -vjeçar i sapo kthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij në Peshkopi.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
07.06.2018