Ngjarja e Shkodrës/ Kush është 31 vjeçari që u gjet i vrarë në makinë. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit të Shkodrës. Viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë.
Ngjarja e Shkodrës/ Kush është 31 vjeçari që u gjet i vrarë në makinë
Ende nuk dihet koha kur është kryer ekzekutimi. Zona ku është gjetur viktima është quhet Livade. Trupi i pajetë u gjet pranë një makine të braktisur.
Zona ku është gjetur i vdekur Ferracaku është e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.
