Socialistët e degës lokale të PS në qytetin e Gjirokastrës kanë zgjedhur sot një skulptor kryetari të ri të kësaj partie.
Mësuesi i shkollës së mesme artistike “Feim Ibrahimi”, Bledar Kaçi është zgjedhur me 65 vota të asamblesë në krye PS-së.
Bledar Kaçi ishte kandidati i vetëm në garë për të drejtuar PS-në në qytetin e Gjirokastrës.
Para zgjedhjeve në krye të PS ishte komanduar në këtë pozicion Shpëtim Novi.
Për disa vjet Bledar Kaçi ka punuar në sektorin e kulturës në Bashkinë Gjirokastrë të drejtuar aso kohe nga Flamur Bime.
Me ringritjen e shkollës së mesme artistike “Feim Ibrahimi” Bledar Kaçi emërohet mësues i arteve pamore.
Bledar Kaçi ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
Kryetari i ri i PS në Gjirokastër është edhe nipi i ish-kryebashkiakut të Gjirokastrës mjekut Murat Kaçi.
Kryetarit të ri Kaçi do ti duhet të përballojë fushatën e socialistëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani