Një nënë zbuloi se vajza i ishte zhdukur në një postim në Facebook. Alesha MacPhail ishte zhdukur mëngjesin e së hënës në Rothesay në Isle of Bute. Ishte duke qëndruar me gjyshërit nga ana e babait të saj në momentin që u raportua se ishte zhdukur.
Angela King, gjyshja e vajzës kishte nxjerrë një njoftim në Facebook në të cilin i kërkonte komunitetit ndihmë që t’i gjenin mbesën.
Rreth orës 9 të mëngjesit një trup u gjet gati gjysmë milje larg shtëpisë së gjyshërve në një hotel të rrënuar.
Nëna e 6-vjeçares komentoi një orë pas postimit:
“Dikush të më tregojë se çfarë ka ndodhur, kjo është vajza ime”.
Nga një status në Facebook i vjehrrës, nëna kupton se vajza e saj
Një përdorues i Facebook i dërgoi një link të Daily Record ku thuhej se vajza ishte zhdukur dhe se policia kishte gjetur një trup.
23 vjeçarja komenton sërish një orë më vonë ku i kërkon të vjehrrës që të përgjigjet në telefon.
“Angela mu përgjigj tani,”-shkruhet në koment.
Alesha jetonte në Lanarkshire dhe po kalonte një pjesë të pushimeve verore në ishull.
Tragjedia ka habitur komunitetin e vogël dhe policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
03.07.2018