Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Nga Mentor KIKIA: Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet edhe…
Nga Mentor Kikia: Boll me politikën servile dhe hipokrite me Shtetet...
Nga Mentor Kikia: Zonja kryeprokurore, kjo është mundësia juaj e fundit të jeni pro!

Nga Mentor KIKIA: Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet edhe…

4 vite më parë Komento

Nga Mentor KIKIA: Pas Turqisë, Shqipëria duhet të pavarësohet edhe nga maskarenjtë tanë.

Të ngjashme mund të lexoni:

Rama dhe Haradinaj në Korçë shmangin pyetjet për arrestimin e Kurtit

Berisha denoncon: Pyesni Tahirin dhe Xhafajn se kush është…

Edi Rama në Korçë: Të fala Baton Haxhiut! …..

Sot në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, nuk dua të bëj thjeshtë urimin-qokë. Dua të thërras fort për shqiptarë që e duan vendin e tyre, ashtu siç mund të duhet një atdhe. Sepse dashuria për Shqipërinë nuk tregohet nga flamujt që poston në rrjetet sociale apo qeleshet e bardha që vëmë në kokë. Dashuria tregohet në atë se çfarë bëjnë ne për Shqipërinë. Historia jonë është e mbushur sa me atdhëtarë e patriotë, aq me maskarenj e tradhëtare. Për hir të pushtetit të tyre i kanë vënë shkelmin Shqipërisë. Por ne pa e ditur, e përsërisim historinë. Sepse, për fat të keq, historia nuk mësohet në kohën kur ndodh, por në kohën kur shkruhet.

Nga komunizimi, kur atdhedashuria ishte detyrë shtetërore ndërsa opozitarizmi politik barazohej me tradhëtinë kombëtare, ne u futëm në postkomunizmin çerekshekullor që shkatërroi nocionin e atdhedashurisë. Pamundësinë për të jetuar në vendin e tyre, shqiptarët e shndërruan në urrejtje ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj klasës politike, përgjegjëse. Shqiptarët u ndjenë të turpëruar e të përbuzur. Sepse gjatë kësaj kohe u instalua pushteti i zhvatjes, i korrupsionit dhe krimit. Në politikë u vendos standarti i bastardëve.

Shqipëria u pa si ajo kafsha e ngordhur mbi të cilën sulen korbat të shqyejnë çfarë të mundin nga trupi i saj. Këtë metaforë ishim mësuar ta lexonin në librat e historisë që tregonin sesi fqinjët tanë kishin zhvatur territore prej trupit të Shqipërisë. Por tashmë këta zhvatës nuk janë tjetër veçse shqiptare. Dhe nuk po zhvasin copa territoresh, por tërë Shqipërinë. Po i zhvasin pasuritë nëntokësore, pyjet, i shkatërruan bregdetin, lumenjtë, i zhvatën perspektivën e zhvillimit, i zhvatën shpresën për të ardhmen, madje i zhvatën edhe njerëzit. Ia zhvatën e po ia zhvasin duke i detyruar të ikin.

Tradhëtarët nuk kanë ndonjë damkë në ballë që ti dallojmë.

Ata janë kryeministra, presidentë, ministra, sipërmarrës të mëdhenj. Dhe tradhëtinë nuk e bëjnë duke nënshkruar mnarrëveshje të fsheta me grekët apo serbët për të dhuruar copa territoresh, por me ligje dhe VKM, duke dhuruar pasurinë e Shqipërisë, naftën, kromin, bakrin, pyjet, lumenjtë…. Tradhëtinë e bëjnë duke dhuruar shërbimet që paguhen me taksat tona, në duart e koncensionarëve. Tradhëtinë e bëjnë duke instalur kurrupsionin dhe krimin si standard shtetëror.

Dhe janë këta që kapardisen pobiumeve e paradave, që ecin mbi tapete të kuq. Jam i sigurtë se ky soj e do Shqipërinë, por nuk e do si atdhe, e do si një minierë ku nxjerrin pasurinë e tyre. Ata e duan si pronë. Ndaj unë sot dua të uroj vetëm ata shqiptarë që e duan realisht vendin e tyre. Ata, të cilëve u dhimbset vendi, që ia ndjejnë lengimin kur të tjerët e shkatërrojnë.

Sot është vërtet dita e pavarësisë së Shqipërisë nga të huajt, por do të duhet të presim të kemi edhe një ditë të pavarësisë nga maskarenjtë e brendshëm.

Për Lajm-Shqip
Mentor KIKIA

28.11.2017

maskarenjt tane Mentor Kikia pavaresohet Shqiperia turqia 4 vite më parë
Administrator
Etiketime maskarenjt tane Mentor Kikia pavaresohet Shqiperia turqia
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Pesha reale e ironisë therrëse të Donald Lu-së ndaj Lulzim Bashës

Pasardhëse

28 Nëntori, flamuri mbetet gjysëmshtizë në Elbasan!

Të Ngjashme

Tempulli i lashtë i budistit Grottoes Budiste Yungang, rikrijohet në 3D

Tempulli i lashtë i budistit Grottoes Budiste Yungang, rikrijohet në 3D

admin 4 vite më parë
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i trajlerit del nga xhami

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i trajlerit del nga xhami

Elda Bani 3 vite më parë
Vdekja e tretë e papritur brenda një jave, në qytetin e Librazhdit

Vdekja e tretë e papritur brenda një jave, në qytetin e Librazhdit

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com