Gjatë seancave të Kuvendit Popullor, gjeneralët e ndjerë Ethem Gjinushi dhe Mihallaq Ziçishti, më vinin gjithmonë në mes.
Ata më jepnin kështu mundësinë të dëgjoja çfarë bisedonin.
Kam përfituar jo pak nga fjalët e tyre.
Përshtypja nga propgandistët e Kuvendit Popullor.
Përshtypje të pashlyeshme më kanë lënë nostalgjia për vitet e stuhishme të Luftës Nacionalçlirimtare.
Mirënjohja ndaj njerëzve të thjeshtë që kishin ndarë me ta edhe bukën e pakët të fëmijëve, kujtimi me lotë në sy i shokëve që ishin flijuar gjatë përleshjeve me pushtuesit.
Besimi i çiltër për një të ardhme sa më të mirë për shqiptarët.
Jo më pak mbresa më kanë mbetur edhe nga jeta e thjeshtë e pa salltanete që bënin.
Çka nënkuptohej lehtë nga batutat plot humor që shkëmbenin duke përmendur shpesh herë gatimet e amvisave me të cilat kishin lidhur jetë.
Gjithashtu edhe veshjet e zakonshme që mbanin të gjithë pjesëtarët e familjeve të tyre.
Mbaj mend se një ditë Mihallaqi i tregoi Ethemit për vizitën e sapopërfunduar të delegacionit qeveritar shqiptar.
Vizitë të kryesuar nga Mehmet Shehu në Kinë, në Vietnam e në Korenë e Veriut.
Një pjesë e delegacionit, ku bënte pjesë edhe Mihallaqi, shkoi në Pakistan.
Atje, poligloti Mehmet Shehu, kryetari i delegacionit, iu përgjigj në një anglishte të përkryer pyetjeve të gazetarëve vendës e të huaj për fusha nga më të ndryshmet: politikë, ekonomi, kulturë, ushtri etj.
Pyetja përmbyllëse ishte: “Zoti kryeministër, sa profesione zotëroni?”
Ja dhe përgjigja e menjëhershme e Mehmet Shehut:
“Njoh vetëm një profesion: marksizëm-leninizmin, i cili m’i shpalos të gjithë horizontet!”
Për lajm-shqip
Kopi Kyçyku