Një histori sa krenare, aq dhe nostalgjike e prekëse. Kështu ndodh, kur të thërret gjak yt. Gjaku i babait. Tri motra kanë udhëtuar që nga Australia, për të mbërritur në Elbasan. Në qytetin, ku u lind dhe u rrit babai i tyre. Ai i la të vogla. Por në trupin e tyre rridhte gjak shqiptari. Në kujtesën e tyre mbetën të freskëta imazhet e të atit. Giovana Motton, Francesca Mills dhe Yvonne Duckitt , tri motra, udhëtuan nga Australia. për të gjetur rrënjët e babait dhe të të afërmve të tyre në Shqipëri.
Nga Australia e largët, për të gjetur të afërmit e gjakut në Elbasan

Babai quhej, Vesel Çereneçi. Ky i fundit, iku nga Elbasani që para Çlirimit. Nuk mundi të kthehej më. U martua me një vajzë italiane. Jeta e gëzoi me katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Për fat të keq, Veseli u nda nga jeta i ri. Vajzat e tij, tashmë zonja të moshuara, erdhën në Elbasan. Kishin pyetur gjithëandej. Kush më mirë së kreu i Bashkisë, do t’i ndihmonte të gjenin atë që kërkonin? Ai është autkoton në Elbasan. Kryebashkiaku, Sejdini pati një bisedë miqësore me vajzat e Vesel Çerenecit. Në Elbasan , ishin të gjallë kushërinjtë e tyre. Sejdini do t’i njihte me historinë e Elbasanit . Më pas shëtitjet e tyre në Kala, në rrugicat historike të saj. Në qenien e tyre shfaqeshin imazhe të gjalla të babait. Zonjat nga Asutralia kanë premtuar se do të kthehen sërish në këtë qytet. Bashkë me ta, do të vinin edhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Gjaku nuk bëhet kurrë ujë. Ai të thërret nëpër të gjitha arteriet e trupit tënd…

Alfrida Danushi
13.10.2018