Duke filluar nga dita e nesërme, në Rrugën e Kombit nis zyrtarisht aplikimi i taksës. Historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetet sociale duke treguar atë se çfarë i kanë thënë miqtë në polici, hedh dyshime mbi reagimin e qytetarëve kuksiane, për tarifën e “Rrugës së Kombit”.
Dervishi shkruan se miqtë e tij në Polici dhe në SHISH i kanë thënë se forcat kanë dy javë që pregatiten për ditën e nesërme.
Nesër në Rrugën e Kombit taksohesh! Historiani: Policia e SHISH kanë 2 javë që…
Postimi i plotë:
Çfarë pritet të ndodhë nesër?
Miqtë e mi në Polici dhe në SHISH më thonë që kanë dy javë në gatishmëri për atë që do ndodhë nesër në Rrugën e kombit? Çfarë presin që të ndodhë? Pse gjithë ky mobilizim i llojit enverist? Kushedi sa plane idiote masash kanë miratuar ata të shkollës sē Saukut!
