Nëse ke fituar lotarinë amerikane, atë e mëson sot. Fituesit e Lotarisë Amerikane DV-2019 shpallen sot në orën 18:00. Ambasada e SHBA në Tiranë e ka njoftuar më herët.
Nëse ke fituar lotarinë amerikane, atë e mëson sot.
Ajo ka thënë se “Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë”. Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit. Ky numër është dhënë në regjistrim. Duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj