Sot kryetari i Shoqatës së emigrantëve të qytetit të Agrinjos në Greqi Z.Sami Shkalla zhvilloi një takim me N/Kryetarin e Parlamentit grek. Njëkohësisht deputet për Agrinjos, Z.Jorgo Varromenos. Në takim u diskutuan shumë probleme e shqetësime për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në këtë qytet.
Nënkryetari i Parlamentit grek takoi sot përfaqësues shqiptar…
Ndër të tjera u vu theksi mbi lehtësimin e procedurave të aplikimit për lejet e qëndrimit, por edhe shqetësimin për lejet e qarkullimit, njohjen e patentave shqipetare. Një temë tjetër që u diskutua ishte dhe problemet që hasin emigrantët me sigurimet shoqërore. Sic raporton bashkëpunëtori i Lajm-Shqip nga Greqia Vladimir Selamaj takimi ishte miqësor. N/kryetari i parlamentit grek “protokollo” shqetësimet për t’i thënë atje ku është vendimarrja greke.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
12.10.2018