Nëna e Viola Spiros, Brunilda Spiro ka reaguar publikisht sot, pas daljes në media të lajmit për arrestimin e Valentin Selajt. Ai është ndaluar nga shteti italian për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mediat italiane, por dhe ato shqiptare kanë shkruar këto dy ditë për raportin e Viola Spiros me Valentin Selaj, shkruan Opinion.al.
Përmes një postimi në FB, nëna e Violës, Brunilda Spiro shpërthen kundër gazetarëve.
Sipas saj lodhen shumë duke nxirë gjithçka dhe duke rregulluar lajmet sipas oreksit të tyre.
“Nese do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetareve. Do ju nxirrja syte, do ju shkurtoja gjuhen dhe kjo mizori do me falej nga e drejta e memesise.
Njesoj si kllocka, qe i nxjerr syte gjithkujt, qe ngacmon zogjte e saj”.
Kështu shkruan nëna e bukuroshes së ekranit, në një status të gjatë. Ajo thotë se ndër të tjera vajzat e saj durojne sulmet mes tyre, sidomos neperkave ziliqare, ngacmimet seksuale nga ndonje drejtues, qe nuk eshte i zoti te gjeje dashnore, pa i kercenuar me vendin e punes….