Neymar, dhe pse prej disa javësh, nuk luan futboll sërish është në qendër të vëmendjes. Futbollisti i Paris SG, ndërsa ka rrëfyer sesi lindi miqësia e tij me Lionel Messin, thotë: Isha gati për të qarë, kur mu afrua Messi, dhe më tha…!
Nejmar: Isha gati për të qarë, kur mu afrua Messi, dhe më tha…!

Neymar, është në qendër të vëmendjes, dhe pse për momentin nuk po luan futboll. Futbollisti i Paris SG, i cili ndodhet në vendlindjen e tij, ku po rikuperohet nga dëmtimi, ka rrëfyer sesi lindi miqësia e tij me Lionel Messi-n te Barcelona
26-vjeçari Neymar Junior, ftuar në emisionin Altas Horas, është shprehur “Mbaj mend një ndeshje ku isha gati duke qarë, pasi gjërat nuk po ndodhnin ashtu siç i kisha parashikuar. Ishte pushimi i ndeshjes me Athletikon, kur Messi m’u afrua dhe më tha, se duhet të isha vetvetja, dhe aq. Ai më tha të mos trembesha kur luaja përkrah tij, dhe Iniesta-s, por të bëja lojën time. Të shihje atë përulësi nga dikush që i ka fituar të gjitha, i cili të thotë, të japësh më të mirën tënde, ishte diçka që e mrekullueshme. Akoma ia them familjes sime atë histori. Ai më ka ndihmuar shumë profesionalisht, pordhe personalisht. “Të luash me yje si Messi, Iniesta dhe Xavi të bën të turpshëm. Por pasi fola me Messi-n, dola nga momenti i vështirë dhe fillova të luaja me vetëbesim. Që nga ai moment, kam një miqësi të madhe me Messi-n.”
Kështu e ka mbyllur rëfimin e tij, Neymar Junior.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
16.04.2018