Para se t’i kthejë përgjigje ministrit Buhati, kreu i shtetit Ilir Meta, është konsultuar me presidentët e mëparshëm.
Dje, ministri i Jashtëm Bushati i kërkoi Metës, lejen dhe plotfuqishmërinë për Negociatat Shqipëri – Greqi.
Pas konsultimeve të djeshme me ish-presidentët Topi e Nishani, Ilir Meta ka pritur dhe ish-presidendin Alfred Moisiu.
Ndërkohë, që në presidencë mësohet se ka shkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Takimi mes tyre vjen dy ditë pasi ministri Bushati ka kërkuar nga Presidenti, plotfuqishmërinë për negociatat me palën greke.
Kjo, për të arritur marrëveshje në disa çështje të lëna pezull mes dy vendeve. Ka disa muaj që flitet se Shqipëria është ulur për të negociuar me Greqinë për të bërë marrëveshje për detin, dhe disa çështje të tjera. Por, ato nuk mund të ecin me tutje nëse negociatorët në fjalë nuk marrin leje nga kreu i Shtetit.
Këtë detyrim e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese në vitin 2009, ku hodhi poshtë marrëveshjen e detit, bërë në atë kohë nga kryeministri Sali Berisha.
Një ndër arsyet, pse ajo marrëveshje u cilësua si antikushtetuese ishte mosmarrja nga negociatorët të plotfuqishmërisë nga presidenti, asokohe Nishani. Edhe Presidenca e Metës ka shprehur shqetësime lidhur me negociatat që janë zhvilluar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Saktësisht mes ministrit të Jashtëm Ditimir Bushatit dhe atij grek, Nikos Kotzias muajit e fundit.
Pas këtij shqetësimi, ministri i Jashtëm Bushati i është drejtuar me anë të një letre dy ditë më parë Metës, ku i kërkonte plotfuqishmëri për të negociuar me Greqinë.
www.lajm-shqip.com