Orët e paradites sot në Gjirokastër kanë qënë të zhurmshme. Studentët e Universiteti “Eqerem Çabej” janë hedhur në protestë. Me qindra studentë kanë tubuar para universitetit. Më pas kanë përshkuar rrugët e qytetit me pankarta në duar. Një ndër parrullat e thirrur në kor masiv ishte: ” Policia është me ne, policia është me ne”!.. Studentët e këtij universiteti solidarizohen me protestat në Tiranë e qytete të tjera. Studentët e qytetit të UNESKO-s nuk do tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parathëna!

Vladimir Muçaj
09.12.2018