Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»ANALIZË»Në kohën e duhur

Në kohën e duhur

3 vite më parë Komento

Nga Holta Heba

Në kohën e duhur

Thuaje pa u menduar aspak, apo mendoje dhe pastaj thuaje? Mendimi dhe ligjërimi janë dy elemente të rëndësishme të procesit psikik njerëzor. Janë të ndërvarur me njëri–tjetrin dhe gjithnjë në shërbim të komunikimit. Të ndërvarur sepse, një element, ide apo ndjenjë e menduar, ka nevojë të thuhet, por nga ana tjetër edhe një element, ide apo ndjenjë duhet të mendohet dhe pastaj thuhet a shkruhet. Në shërbim të komunikimit, pasi një mendim i pathënë apo i pashkruar, është si një element që nuk ka ekzistuar kurrë.

Po të mos ishte ligjëruar mendimi, nuk do të  mund të jepnim e merrnim me njëri-tjetrin. Nuk do të mund të bëheshim bashkë dhe të ndiqnim nga pas ata që kanë të njëjta  bindje dhe ide me tonat sikurse nuk do të mund të veçoheshim dhe qëndronim larg nga ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me ne. Fundja, nuk do të mund të dallonim çfarë na vlen dhe çfarë jo.

Sa mirë, kur njeriu e thotë atë që mendon! Vetëm duke u shprehur,  mund të kuptojë se ku bën pjesë, mund të zgjedhë me kë dëshiron të jetë në një mendje,  si dhe mund të shmangë atë që nuk do donte të ishte kurrë pjesë e tij. Vetëm duke e përcjellë atë që mendon, bëhet pjesë e një grupi të caktuar, dhe qëndron larg grupit që vepron ndryshe nga ai. Në botën e tij konceptuale, njeriu arrin të dallojë të ndryshmin dhe të ngjashmin, të duhurin apo të gabuarin.

Përvoja njerëzore ka treguar se kur flitet pa u menduar, jo gjithnjë kemi fatin të shprehim gjëra të mençura dhe të vlefshme. Por jo në pak raste ndodh dhe e kundërta. Një mendim i bluar dhe i pjekur, ka gjasa të ligjërohet në vendin dhe kohën e duhur, duke sjellë feedback pozitiv dhe qëllim të realizuar. Shumë mendime që njeriut i kanë ardhur në kokë, nuk janë thënë vetëm e vetëm se nuk ka qenë koha dhe vendi i duhur. Mirëpo, po kjo përvoja njerëzore ka dëshmuar gjithashtu se njeriu u shtykësh nga shumë nevoja dhe kushte, ku më të lehtë dhe më me shpejtësi e ka të flasë e të veprojë se sa të harxhojë kohë duke menduar.

Jeta është aq e vrullshme, saqë po nuk u kap momenti i duhur, zor se gjithçka që është menduar dhe stërholluar në tru, do të mund të përcillet ashtu si vetë njeriu dëshiron. Po nuk u kap momenti, rrezikon të ndihet i dobët dhe shumë mbrapa turmës së vrullshme të zhvillimit. Po nuk u kap momenti, rrezikon të mbetet fillikat. Ka disa mesazhe që duhen dhënë me aq shpejtësi sa nuk ka kohë për t’u menduar. Mirëpo ka edhe disa mesazhe që pavarësisht kohës, në varësi të kontekstit, nuk do të mund të thuhen pa u pleqëruar me ndërgjegjen tënde.

Kur dikush sillet keq me përbuzje dhe ironi, do të duhet të mendohemi njëherë, apo do t’i përgjigjemi rrufeshëm, me të njëjtën monedhë? Po ore !! – Ia beh dikush- Ia vlen t’i kthehesh pa u menduar dy herë. T’i kthehesh me të njëjtën monedhë, madje nëse mundesh me prerje edhe më të madhe, pasi vetëm kështu, do të mund të marrë përgjigjen e duhur dhe nuk do të guxojë ta përsërisë më. Jo, ore jo!!- U ngrit një tjetër – Mos fol pa menduar! Lëre të llomotisë e të këndojë!  Atë e njohin të gjithë! Ti mendo për më tej!

Sa keq kur njeriu mendon por nuk e thotë dot atë që e afron me të ngjashmin dhe e largon të ndryshmin! Ndonjëherë, duke mos e thënë atë që mendon, nuk do mund të shprehë ndjesinë reale, realitetin e hidhur, pse jo dhe të vërtetën e konceptuar prej tij. Duke mos u shprehur në kohë, rrezikon të duket i dobët dhe për më tepër në një shoqëri si kjo që jetojmë, të dobëtin nuk e do më askush.

Ç’të bësh pra! Ta mendosh se si ta thuash, apo më mirë ta thuash sepse sa kohë rri e mendon, rrezikon të mos jesh fare?

Me pakëz vëmendje të stërvitur, psikikës njerëzore i duhet të dallojë se, kur është fjala për përbuzje, urrejtje e ligësi, më mirë të mendohet e t’i shtrëngojë fort pas dhëmbëve fjalët që duan të shpërthejnë dhe përplasen me përbuzjen e hidhësinë e atij që provokon inat dhe urrejtje.

Kur është fjala për dashamirësi, gëzim dhe dashuri, psikika njerëzore më mirë të mos mendohet fare po të hidhet në veprim duke lëshuar pa kursim fjalët e mira. Në kohën e duhur!

Për lajm-shqip:

Visar Quni

04.03.2019

Të ngjashme mund të lexoni:

  • KMSH me kryetar të ri, reagon Ylli Gurra: Zgjedhjet ishin një farsë
  • Zëvendësimi i mandateve dhe zgjedhjet vendore, ndërkombëtarët në “lëvizje”
  • Zgjedhjet e KMSH-së, tërhiqet Bruçaj nga rikandidimi
dhe pastaj e duhur HebaNë nga holta u menduar 3 vite më parë
Visar Quni
Etiketime dhe pastaj e duhur HebaNë nga holta u menduar
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

A do të ketë dialog mazhorancë-opozitë, Rama i prerë

Pasardhëse

Lorik Cana, kënd sportiv për fëmijët në Elbasan

Të Ngjashme

Operacioni antidrogë: Arrestohet 48 vjeçari për 107 doza kokainë….

Operacioni antidrogë: Arrestohet 48 vjeçari për 107 doza kokainë….

admin 3 vite më parë
E punëson si babysitter, gruaja rrëfen se si fqinja i mori bashkëshortin…

E punëson si babysitter, gruaja rrëfen se si fqinja i mori bashkëshortin…

admin 3 vite më parë
Ishin shpallur në kërkim, dy të rinjtë nga Maliqi kapen në kufi

Ishin shpallur në kërkim, dy të rinjtë nga Maliqi kapen në kufi

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com