Për mosbindje ndaj Qeverisë Rama nesër në Çermë të Lushnjes do bllokojnë autostradën rreth 3000 protestues.
Sipas organizatorëve të PD-së janë marrë të gjitha masat. Nuk do të ketë autobuza për transportin e protestuesëve. Të gjithë do shkojnë drejt bllokimit të rrugës me automjete private.
Do bashkohen në Çermë demokratët e Sarandës, Vlorës, Mallakastrës, Beratit Fieri dhe Lushnja.
Kështë e kanë organizuar zyrat e PD-së protestën e ditës së nesërme. Burimet tona për Lajm-Shqip thanë se uniformat e policisë do jenë në numër të shtuar për të patur rendin nën kontroll.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj