Ndotje masive në plazhin e Porto Romanos në Durrës
Ndotje masive në Porto Romano
Në një gjatësi prej afro 2 kilometrash, plazhi i Porto Romanos në Durrës, aty ku është vendosur edhe porti më i madh i hidrokarburëve, është ndotur masivisht.
Rrymat detare kanë nxjerrë në breg tonelata mbetjesh plastike si dhe industriale.
Siç shikoni edhe në foto, e gjithë sipërfaqja e rërës, këtu është pushtuar nga bidona plastikë, qese dhe mbetje të tjera.
Këto mbeturina mendohet të jenë sjelle nga lumenjtë Ishëm dhe Erzen, të cilët gjatë rrugës mbledhin mbeturina të tilla për t’i shkarkuar më pas në det.
Për Lajm Shqip
Silvi Feimi