Ndodh dhe kështu…Nëna shqiptare në Itali, shet fëmijën e saj për 70 mijë euro! Shqiptarja e re, kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj. Megjithatë, ajo kishte vendosur që fëmijën t’ia shiste për 70 mijë euro, një çifti homoseksual.
Ndodh dhe kështu… Nëna shqiptare në Itali, shet fëmijën e saj për 70 mijë euro
Ngjarja ka ndodhur në Pavia, të Italisë. Ndërsa 31-vjeçarja shqiptare për të bërë sa më të besuesheme këtë aferë dhe të mos binte në sy fakti se po e shiste fëmijën, kishte vendosur të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën.

Por avokati nga Pavia ishte i njohur se ishte homoseksual dhe prej vitesh bashkëjetonte me të dashurin e tij. Këtu kanë lindur edhe dyshimet e para. Pasi kishte marrë të dhënat e para, policia kishte nisur hetimet, ku ishin zbuluar dhe disa lëvizje të dyshimta parash. Transfertat bëheshin nga llogaria e avokatit tek ‘gruaja’ e tij shqiptare e cila ishte shtatzënë. Pas kësaj, policia kishte vendosur të bënte dhe analizat e fëmijës. Por ishte pikërisht ADN-ja, e cila kishte zbuluar atë që priste dhe policia. Fëmija nuk ishte i avokatit italian, por i të dashurit të shqiptares.
Këto prova kishin sjellë që dhe shqiptarja të rrëfehej. 31-vjeçarja shqiptare, ka pranuar se do të martohej me avokatin. Por më pas, ky i fundit do të ‘blente’ nga ajo fëmijën për 70 mijë euro. Nga ana tjetër, avokati Italian do të regjistronte fëmijën në emrin e tij. Pas këtyre provave, shqiptarja është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
18.06.2018