Ka prej dy ditësh që po flitet për ndikimin rus në politikën shqiptare, duke iu referuar një media në SHBA. Sondazhi Gallup tregon që shqiptarët duan më shumë Putin se Trump.
Sipas sondazhit Gallup shqiptarët duan më shumë Putin se Trump, presidenti rus më popullor.
Por në fakt thelbi i gjithë kësaj e ka burimin se sa njerëzit e konsiderojnë Rusinë një rrezik. Pak kohë më parë, lajm-shqip publikoi një sondazh që Gallup ka bërë në Shqipëri. Sipas sondazhit Global Leaders Preference, Vladimir Putin është një nga liderët më popullor në Shqipëri. Sondazhi është zhvilluar nga tetori në dhjetor 2017 në çdo vend të botës. Sipas sondazhit, në Shqipëri më popullor është presidenti rus Vladimir Putin sesa ai amerikan Donald Trump.

Sipas shifrave të publikuara nga Gallup, Putin pëlqehet nga 68% e shqiptarëve, ndërsa Trump nga 67% e tyre. Në vendin tonë më popullorja padiskutim mbetet kancelarja gjermane Angela Merkel. E cila pëlqehet nga mbi 82% e shqiptarëve, kurse në vend të dytë gjendet presidenti francez Emanuel Macron. Në të njëjtin nivel gjendet edhe Papa Françesku me 77%. Duket se ky opinion nuk është dhënë vetëm nga popullsia katolike por edhe komunitetet e tjera. Preferenca për Papën është dhënë siç duket nga mesazhet politike dhe sociale që ai jep. Këtë tregon edhe preferenca në Bosnjë që për priftin argjentinas të emëruar në krye të Vatikanit është e lartë. Pas Papës, në vendin e katërt rreshtohet kryeministrja britanike Theresa May, me 69%. Thuajse vetëm me një pikë diferencë renditen më pas Vladimir Putin me 67%, Donald Trump me 66%. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është pas me 65%.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata