Vetëm në qarkun Cuyahoga në shtetin e Ohios (USA) numërohen mbi 5 mijë familje me origjinë shqiptare. Sipas statistikave të dhëna nga institucioni I qarkut, 90 % e shqiptarëve janë emigrant ekonomikë. Të cilët kanë ardhur gjatë 26 viteve të fundit. Periudhë kur nisi edhe aplikimi i llotarisë së njohur tashme, asaj Amerikane. Shqiptarët janë përqëndruar më së shumti në Cleveland. Sipas të dhënave që vijnë zyrtarisht prej shoqatës së Shqiptarëve në Cleveland, mësohet se numri i votuesëve shqiptarë në zgjedhjet e fundit lokale ka qënë mbi 12 mijë. Këto shifra bënë që shqiptarët të konsiderohen si pjesë e rëndësishme e axhendave për kanidatët e pushtetit lokal.
Kryetari aktual i bashkisë së Clevelandit por edhe rivali i tij zhvilluan takime me komunitetin e shqiptarëve. Takimet nuk kanë qënë rastësore. Ato kanë qënë të mirëorganizuara. Madje, përgatitja për to futi në lëvizje edhe drejtuesit e aktivistët e Shoqatës. Dhe mbarë komunutetin shqiptar. Ndryshe nga fushata zgjedhore në Shqipëri mes shqiptarëve nuk ka patur debate për ndikim në votë.
“Duhet vlerësuar fakti që tanimë ne jemi një faktor,” është shprehur Sofokli Aliu aktivitist. “Nuk ka rëndësi kush del fitues. Këtu forca e ligjit është mbi figurat drejtuese. Mua personalisht më gëzon fakti i trajtimit të komunitetit tonë si një ndikues në vendimmarrjet lokale.” -ka shpjeguar Sajmiri. Ai cili ka emigruar 17 vjet më parë me prindërit. Sot është drejtues i lartë i një zyre avokatie.
Kandidatët kanë përftuar jo vetëm opinionet e shqiptarëve lidhur me pritshmëritë lokale.
Por edhe projektet konkrete për të ardhme të afërt dhe projekte afatgjata gjithashtu. Financimi i hapjes së disa shkollave në gjuhën shqipe (të cilët do të operojnë gjatë fundjavës). Por edhe projekte konkrete për integrim më të madh të këtij komuniteti, janë disa prej angazhimeve.
Në këtë qark, në nder të figurës së nënë Terezës, një prej parqeve mban emrin e saj. 5 vite më parë është ngritur edhe memoriali i shenjtores së madhe. Po ashtu gjatë sezonit të verës shqiptarët e Clevelandit marrin pjesë në aktivitetin kulturor Festivali Nërkombëtar i Kostumeve dhe Kulinarisë. Qarku i Clevelandit numëron mbi 1 milion e 400 mijë banorë.
Mbi 20 mijë është numri i shqiptarëve të cilët kanë emigruar në tre periudhat e njohura të emigracionit masiv. Pas revolucionit democratik të 1924, gjatë luftës së dytë botërore. Si dhe pas rrëzimit të diktaturës. Kjo bashki në Amerikë është binjakëzuar me bashkinë Fier vite më parë. Kur në krye të bashkisë drejtonte Baftjar Zeqaj.
Për Lajm Shqip
Vladimir Muçaj