Ndihma ekonomike, Edi Rama, do rikthejmë ata që u hoqën gabimisht. Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e sotme në një familje që përfiton ndihmën ekonomike, për shkak të vështirësive në të cilën ndodhen.
Ai deklaroi prerazi se nuk do të marrin ndihmë ekonomike ata persona që janë të aftë për punë dhe që e refuzojnë punën.
Ashtu sikundër Edi Rama, premtoi se do të rikthejmë ata që u hoqën gabimisht.
“Thirrja që unë përsëris është nuk ka shans të marrin ndihmë ekonomike, nëse janë të aftë për punë dhe nëse u ofrohet punë, pastaj është punë e tyre,” deklaroi Rama.
Ai tha se janë përjashtuar 700 familje ku pjesa më e madhe janë abuzivë, ndërkohë që ka një pjesë minimale sipas tij, që është pjesë e marzhit të gabimit dhe që po verifikohet.
Rama tha se me skemën e re nuk do vazhdohet më me ndihmën e pjesshme.
“Tani ndihma është e plotë, se ka pasur nga ata që kanë marrë edhe 6 mijë lekë. Kjo ndihmë jep pak mundësi për frymëmarrje, nuk po themi që është më e mira e mundshme. Ka shumë njerëz që kanë dalë nga skema, sepse nuk e meritojnë, dhe nuk duan të punojnë,” u shpreh Rama.
www.lajm-shqip.com