Ndërtesa e braktisur, qelb 27 familje në qytetin e Librazhdit.
Rreth 150 banorë në qytetin e Librazhdit janë të dënuar të jetojnë mes plehrash. Është një ndërtesë e braktisur që i ndot ato natën dhe ditën. Ndërtesa në fjalë është shndërruar në një kosh të madh mbeturinash, i cili qelb 27 familje.

Rëndom, qytetarët e lagjes hedhin aty çfarë të mundin. Është pallati 19-të ai, që ka ngritur zërin në pushtetin vendor. Por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sikur të mos mjaftonte vetëm era ndotëse, shumë prej fëmijëve janë infektuar nga sëmundje bakteriale. Banorët kanë 10 vjet që trokasin në zyrat e pushtetit vendor. Ata i bëjnë apel bashkisë që të meren masa të menjëhershme. Godina si ngrehinë është kthyer në vatër infeksioni. Ende nuk dihet nëse ndërtesa ndotëse është pronë private apo shtetërore. Kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është bashkia e këtij qyteti të ndërhyjë me mjetet dhe njerëzit e saj.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
09.04.2018