Ndërron jetë në moshën 44 vjeçare kitaristi i grupit të njohur “All That Remains”. Bëhet fjalë për Oli Herbert. Lajmi tragjik u konfirmua të mërkurën nga grupi nëpërmjet faqes zyrtare në Instagram. “ Ne u lënduam kur mësuam se Oli Herbert, miku ynë, kitaristi, anëtari themelues i All That Remains, ka ndërruar jetë. Oli ishte një kitarist shumë i talentuar dhe një tekstshkrues i mirë i muzikës Rrok dhe Metal.
Ndërron jetë në moshën 44 vjeçare kitaristi i njohur (VIDEO)
Impakti i tij në muzikë dhe në jetën tonë do vazhdojë të ndihet. Nuk do të zbulojmë detaje të tjera. Banda dhe familja ju kërkojnë që të respektoni privatësinë dhe të kujtoni Olin për muzikën e mirë që ka krijuar”- ka shkruar grupi muzikor ne Instagram. Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende. Oli kishte luajtur me grupin që nga viti 1998 dhe ka performuar në të nëntë albumet e studiove të grupit. Të vetmit anetarë të grupit që kishin mbetur ishin kitaristi dhe këngëtarja Phil Labonte. Oli u bë i njohur në industrinë e muzikes për stilin “agresiv” dhe kontributet e tij në zhanrin metalik.
Erjona Keta
18.10.2018