Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar si pasojë e një ataku kardiak… Nderron jete ne moshen 75 vjecare aktori i njohur i qindra roleve Sulejman Dibra ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku kardiak. Dibra ka shenjuar kinematografinë shqiptare dhe skenën e teatrit me rolet dhe punën e tij të spikatur, duke iu lënë shqiptarëve një histori suksesi pas. Por ai ka drejtuar dhe estradën shqiptare në kulmin e suksesit të saj.
Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar si pasojë e një ataku kardiak…
Ai lindi më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 u rikthye në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 u transferua në Teatrin Popullor në Tiranë. Ishte i martuar me pianisten Anita Tartari. Vajza e tyre Eni sot është një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë.
Për lajm-shqip:
Erjona Keta
20.11.2018