Ndërron jetë në QSUT, Tiranë, një i burgosur nga Lezha, P.L. 53 vjeç.
Ndërron jetë i burgosuri
Vdekja ka ndodhur dje, më 3.01.2018 në reanimacion, ku P.L. ishte i shtruar pasi ishte i sëmurë rëndë.
“Më datë 03.01.2018, në QSUT në reanimacion, ka ndërruar jetë shtetasi P.L vjeç 53, banues në Lezhë, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në spitalin e Burgut, Tiranë. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale pasi shtetasi P.L ishte i sëmurë rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.”, njofton Policia e Tiranës.
04.01.2018