Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»POLITIKË»Ndërrimi i viteve, Kryeministri Berisha uron…
Ndërrimi i viteve, Kryeministri Berisha uron...

Ndërrimi i viteve, Kryeministri Berisha uron…

9 vite më parë Komento

berisha lajm-shqipVetëm pak orë larg ndërrimit të viteve, kryeministri i vendit Sali Berisha u është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, përmes të cilit uron që viti 2013 të jetë viti i realizimit të aspiratave dhe ëndrrave të tyre.Urimi i plotë i Kryeministrit vijon si më poshtë:
Në prag të ndërrimit të viteve, Kryeministri Sali Berisha i uron të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, Vitin e Ri 2013. Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet:
“Të dashur qytetare e qytetarë shqiptarë,
bashkëkombëse e bashkëkombës të mi, kudo që jeni,
vëllezër e motra,
zonja e zotërinj,
Në këto pak çaste para ndërrimit të viteve dëshiroj të gjendem pranë jush, të ndaj me ketë mesazh, sëbashku me ju, gëzimin e vitit që presim, të uroj për ju, njerëzit tuaj më të dashur, një vit të ri plot shëndet, mbarësi, lumturi, gëzim, suksese. Uroj që viti 2013 të jetë viti i realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tuaja më të bukura.
Gëzuar!
Një urim të veçantë, unë kam për të gjithë ata, të cilët gjatë vitit që shkoi humbën më të dashurit e tyre apo përballuan dhimbje të skamjes, sëmundjeve, papunësisë. Uroj që viti i ri të jetë një vit i mbarë, një vit gëzimi, suksesesh në zemrat dhe vatrat e tyre.
Në këto momente është normale të mendojmë për pak, vitin që lëmë pas.
Viti 2012 ishte viti i flamurit tonë, ishte viti i krenarisë sonë, viti i 100 vjetorit të pavarësisë. Viti, të cilin ne patëm fatin ta përjetojmë. Në këtë vit, ne, më të bashkuar se kurë, më krenarë se kurrë për flamurin tonë, nderuam qindra e mijëra vajza e djem, burra e gra, të cilët gjatë 100 viteve ranë për t’u bërë të pavdekshëm, që shqiptarët të jenë kudo të lirë. Kremtuam 100 vjetorin më të bashkuar se kurrë njëri me tjetrin.
28 nëntori do të mbetet në memorien tonë kombëtare jo vetëm si dita e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, por si dita e lëvizjes më të fuqishme mbarëpopullore, paqësore, mbarëkombëtare të bashkimit të kombit shqiptar. Kurrë ndonjëherë në histori, shqiptarët nuk janë ndjerë më pranë njëri-tjetrit, më të bashkuar se më 28 nëntor. Mesazhi i kësaj dite: Të ecim të bashkuar njëri me tjetrin, të bashkuar me Europën, drejt idealeve tona kombëtare.
Vit që lëmë pas ishte një vit i bekuar, sepse kriza e rëndë, në vendet përreth e më gjerë, provokoi dyfishim të papunësisë, ulje të ndjeshme të rrogave e pensioneve, shtim të varfërisë, në Shqipëri rrogat e pensionet u rritën, rritja ekonomike vazhdoi, papunësia jo vetëm që nuk u rrit, por pati një rënie të konsiderueshme, investimet e huaja vazhduan. Kjo ekonomi bëri të mundur që ne të parashikojmë për vitin që vjen, buxhetin më të madh në historinë e vendit. Në sajë të funksionimit të saj u shndërrua në realitet ëndrra shekullore e tunelit të Kërrabës, u ndërtuan qindra kilometra autostrada në mbarë vendin, mijëra kilometra rrugë, u ndërtuan e rindërtuan mbi 1300 shkolla. Shqipëria pati një progres të madh në drejtim të dixhitalizimit të të gjitha proceseve. Shqipëria dixhitale sot është një realitet.
Viti që lëmë pas ishte një vit i bekuar, sepse falë reformave të thella e të gjithanshme Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian rekomanduan Shqipërinë për statusin e vendin kandidat, me kusht që ajo të votonte tre ligje, që prej muajsh presin votën e deputetëve në parlament. Kjo nuk ndodhi, sepse dikush mendoi se shqiptarët duhet të festojnë me murin e bllokimit para. Mendoj se ky ishte një gabim, por të cilin demokracia ka të gjitha mekanizmat për ta zgjidhur në mënyrën më demokratike.
Zonja e zotërinj,
Ne presim vitin 2013 me besim të madh, me shpresë e të sigurt se do të jetë një vit më i mbari në historinë tonë. Një vit, në të cilin rritja ekonomike do të vazhdojë, një vit në të cilin ne, me zgjedhje të lira e të ndershme, do të gjendemi më pranë aspiratave dhe idealeve tona europiane. Një vit, në të cilin projekti ynë: Të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me Europën, do të kapë horizonte të reja. Një vit, në të cilin punësimi i shqiptarëve do të jetë përparësia më madhore. Rritja rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike do të vazhdojë.
Ne presim me besim, shpresë e optimizëm, se viti 2013 do të jetë vit i bardhë, një vit tjetër i bekuar për shqiptarët.
Viti 2013 do të jetë viti i zgjedhjeve të lira e të ndershme, në të cilat shqiptarët, me votën e tyre, do të shembim murin e bllokimit, do të bëjnë gjithçka që projekti i tyre i këtij shekulli: Të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me Europën, të kapë horizonte të reja.
Viti 2013 do të jetë një vit i bekuar për shqiptarët. Vit, në të cilin përsëri ne do të rrisim rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike dhe do të krijojmë me dhjetëra mijëra vende pune në projektet e mëdha që pritet të fillojnë, si dhe qindra e qindra projekte në mbarë vendin.
Viti 2013 është një vit vendimtar në projektin tonë: Shqipëria vend i zhvilluar.
Ndaj dhe unë dua t’ju uroj ju, të dashur qytetare e qytetarë shqiptarë, kudo që festoni sonte, fëmijëve tuaj, familjeve tuaja, njerëzve tuaj më të dashurit tuaj:
Gëzuar vitin 2013! Le të jetë ky vit, viti i realizimit të ëndrrave, projekteve, aspiratave tuaja më të bukura.
Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Gëzuar të gjithë!”
31.12.2012
Burimi: Ora News

balkanweb berisha gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub.al lajm lajm-shqip lajme lajme shqip sali berisha shqiptaret urimi viti ri 9 vite më parë
admin
Etiketime balkanweb berisha gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub.al lajm lajm-shqip lajme lajme shqip sali berisha shqiptaret urimi viti ri
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

SHBA, rrëzohet një autobus nga ngrica, 9 të vdekur

Pasardhëse

Gratë socialiste, dhurata dhe ndihma për familjet e Gërdecit

Të Ngjashme

Manjani: Kush ekstradoi Nazer Seitin…?, këtë të gjejë Prokuroria…!

Manjani: Kush ekstradoi Nazer Seitin…?, këtë të gjejë Prokuroria…!

admin 3 vite më parë
Kryemadhi në Korçë/ Si i vodhën miqtë e Ramës 4,4 mln euro për 4 orë

Kryemadhi në Korçë/ Si i vodhën miqtë e Ramës 4,4 mln euro për 4 orë

Elona Tereziu 3 vite më parë
Video/ Projektet në Vlorë, qytetari: ‘O trim, a do hapen negociatat? Rama: ‘Po mo shqiponjë …

Video/ Projektet në Vlorë, qytetari: ‘O trim, a do hapen negociatat? Rama: ‘Po mo shqiponjë …

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com