Ndërpritet Kuvendi: Opozita bllokon me trup foltoren, përplasja transferohet në shesh
Ndërpritet Kuvendi, opozita bllokon foltoren
Parlamenti ka nisur që prej orës 10.00, por ende nuk ka arritur që të miratojë Prokurorin e ri të Përkohshëm.
Opozita ka kërkuar një heqje të çështjes nga rendi i ditës, por Ruçi e hodhi në votim dhe u hodh poshtë.
Por, deputetët e opozitës, me në krye Lulzim Bashën, janë drejtuar për nga vendi ku qëndron qeveria dhe janë bllokuar nga punonjësit e Gardës.
Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi ka pezulluar seancën, duke e bërë të pamundur një vijim normal të saj.
Ndërkohë jashtë Kuvendit vazhdon protesta e opozitës, e cila ka arritur një pik të saj, ku pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë.
Situata është shumë e tensionuar dhe Kuvendi nuk po mundet të vijojë punimet normalisht.
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij, ka folur me tone të ashpra duke deklaruar se:
“Do të ketë luftë dhëmb për dhëmb për të ndaluar zgjedhjen e Kryeprokurorit”.
Pas bllokimit të seancës, pritet që tani, opozita të transferohet në shesh dhe nga aty të veprojë për të zbatuar skenarin e saj.
Për Lajm Shqip
Ylli PATA