Ndërprerja e fjalës së Spahos në mënyrë brutale në parlament, ka sjellë dhe reagimin e opozitës.
Seanca plenare e ditës së sotme në parlament vazhdon të jetë e bllokuar prej 40 minutash.
Gjithçka nisi kur kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho mori fjalën për të folur për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitit (financieri i Habilajve).
PD: Ndërprerja brutale e fjalës së Spahos, solli reagimin e opozitës
Ruçi i ndërpreu fjalën Spahos, sakaq deputetët e opozitës bllokuan foltoren, shkruan opinion.al.
Në një reagim për mediat, Partia Demokratike shprehet:
“Gramoz Ruçi eshte ne shkelje te rregullores me nderprerjen e fjales se kryetarit te grupit, Edmond Spaho.
Duke marre shkas nga shkelja e rende e ligjit per ekstradimin e Nezar Seitit, me urdher te kryeministrit, zoti Spaho do te kerkonte pranine ne salle te Edi Rames. Nderprerja brutale e fjales se kryetarit te grupit PD solli reagimin e grupit te opozites”.
01.02.2018