Nuk është një lajm i papritur që partnerët tanë ndërkombëtarë kërkojnë me themel korrupsionin.
Lufta ndaj korrupsioinit, krimit organizuar dhe trafiqeve të drogës dhe llojeve të tjera të bëhet me të njejtën gjatësi vale.
E thënë më shkurt dhe shkoqur në këtë luftë të arrihet që të mos ketë as “zotëri” abuzues apo kriminel. Dhe as “shoku” abuzues e kriminel. Por të ketë thjesht shkelës ligji dhe për ta vendi më i përshtatshëm është burgu.
SHBA është më këmbëngulës në këtë drejtim.
Kjo jo vetëm sepse është pjesa kryesore e reformës në drejtësi që nga projekti, përpilimi, presioni për ta miratuar, financimi dhe sjellja e ekspertëve më të mirë. Por sepse SHBA e ka të konsoliduar luftën kundër abuzimit me paratë e qytetarëve, krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Ndaj SHBA përmes ambasadorit të saj në Shqipëri Donald Lu është shumë këmbëngulëse në këtë drejtim.
SHBA kërkon veç të tjerave arrestimin e Ilir Beqjes, ish ministrit të Shëndetësisë. I cili ka abuzuar shumë me koncesionet, ka përvetësuar miliona dollarë dhe euro.
Aq sa ka hyrë dhe në “radarin” e institucioneve ligjzbatuese në SHBA. Sidomos me “spektaklin” abuzues të Check Up. Që kuptohet se ka bërë pa mbëshetjen e Ramës por dhe as pa garancinë e marrë nga Prokuroria se nuk do të ketë hetime. Kjo në kohën e Adriatik Lallës.
Gjithkush mund të pyesë përse? Fakti është i thjeshtë. Bashkëshortja e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Lalla, pra Adrjana Llalla ishte që prej fund vitit 2014 shefe e monitorimit të Check Up ku përflitet se janë përvetësuar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
Pra kanë bashkëvjedhur dhe Tiku ka mbyllur të dy sytë.
Ndaj ishte i sigurt dhe Edi Rama që e mbajti Beqjen deri në fund. Sepse kishte garanci se Adriatik Llalla nuk do të burgoste të shoqen, për më tepër që i sillte lekë. Vetëm e vetëm se e kërkojnë amerikanët.
Por dhe pse e kërkonte opozita për të goditur Ramën. SHBA e dinte lidhjen e bashkëshortes së Adriatik Llallës me abuzimet e Ilir Beqjes. Ndaj i vendosi që të ishte një person të padëshirueshëm dhe Tiku dhe bashkëshortja Adrjanë. Kuptohet dhe Rovela Gashi, shumë e afërme e Tik Llallës.
Ndaj ambasadori Donald Lu më se një herë deklaroi se krimi këtu në Shqipëri është i lidhur me një mijë e një fije.
Dhe në këtë kontekst. Pritet që në burg bashkë me Beqjen për koncensionin e Check Up ka mundësi të shkojë dhe Ardjana Llalla.
Pasi Ambasada e SHBA në Tiranë ka ftuar autoritetet shqiptare në mënyrë të hapur për bashkepunim në këtë hetim, por atëherë nuk i është përgjigjur njeri. Atëherë ishte Llalla. Tashmë shpresa është te Arta Marku.

Për Lajm-shqip
Vladimir Mucaj