Administratori i një kompanie tregëtare nga Tirana është ndaluar nga policia në Gjirokastër me akuzën për kontrabandë me banane.
Sipas burime të policisë, shtetasi me iniciale E.D. 47 vjeç nga Tirana gjatë kontrrollit iu gjetën mallra pa faturë tatimore.
Në fugonin “Benz” me shofer shtetasin D.K. 32 vjeç nga Vaqarri, policia sekuestroi 4 arka me banane pa faturë tatimore.
Ndalohet në Gjirokastër për kontrabandë me banane.
Policia thotë se ka bërë kallëzim në Prokurori, pasi kontrabanda u zbulua gjatë kontrollit në aksin rrugor Jergucat-Gjirokastër.
Ngjarja ka ngarkesa ironike, sepse ndalimi dhe kontrolli është kryer në afërsi të doganës së Kakavijës ku kontrabanda është prezente.
Në fakt çështja me provat paraprake i kaloi për hetime organit të akuzës, Prokurorisë së Gjirokastrës.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani