Policia e Kosovës, ka ndaluar 11 vajza, tetë prej të cilave nga Shqipëria. Ato qëndronin ilegalisht, dhe kërcenin në lokale nate.
11 vajza shqiptare ndodhen në komisariat për t’iu nënshtruar procedurave të tjera.
Po ashtu, mësohet se pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe rreth 40 klientë. Ata i frekuentonin rregullisht lokalet ku performonin vajzat. Klientëve u janë gjetur 2 pistoleta, tre shufra metali, dy thika dhe sende të tjera të ndaluara.
“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij objekti. Edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino. Ajo operonte pa leje pune”, thuhet në njoftim.
18.01.2018