Ndahet nga jeta në Itali në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të rëndë një figurë e filmave shqiptar. Aktori dhe regjizori i njohur i kinemasë shqiptare Lisenko Malaj.
Aktori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj, ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Lisenko lindi në qytetin e Vlorës në dhjetor të vitit 1952, ku kreu edhe ciklet shkollore. Më pas, Lisenko konkuroi në Institutin e Lartë të Arteve Tiranë për aktor. Ai fitoi duke ndjekur studimet deri në fund. Aty ndjek edhe kursin e regjizurës pranë këtij Instituti. Pas përfundimit të Institutit ai emërohet regjizor i Estradës së Ushtarit Tiranë. Aktivizohet në rolin kryesor në filmin komedi “Karnavalet” (1980) në rolin e Lonit. Po ashtu dhe në filmat “Shpella e piratëve” dhe “Shpresa” (1998-1990).

Lisenko Malaj e nisi punën e regjizorit të kinemasë me dokumentarin “Pranvera dy hapa pranë” (1985). Aty fitoi çmimin e tretë në festivalin e katërt të filmit dokumentar. Për të vazhduar me filmat artistik “Tri ditë nga një jetë” (1986). “Vdekja e burrit” (1990) dhe “Misioni përtej detit”. Lisenko Malaj ishte natyrë ëndërrimtare, ai kishte shumë ide. Pas viteve ’90 ai emigroi në Itali, por nuk iu nda Vlorës qytetit të tij të lindjes deri në fund. Sipas shkrimtarit Shkëlqim Hoxhaj, me vdekjen e Lisenko Malajt kinematografia shqiptare humbi një regjizor të talentuar.
Për Lajm-Shqip
Enrik Mehmeti