Ndahet nga jeta ‘Babai i Mao Ce Dun-it’, aktori i humorit Fadil Hasa. Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm aktori i njohur i humorit shqiptar Fadil Hasa. Hasa ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, nëmoshën 78-vjeçare.
Ndahet nga jeta ‘Babai i Mao Ce Dun-it’, aktori i humorit Fadil Hasa…
Një lajm i hidhur ka përfshirë sot në orët e para të kësaj të hëne, botën e artit shqiptar. Është ndarë nga jeta, aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Fadil Hasa…
Aktori i madh i nderur në viti 1986, me titullin “Artisti i Merituar” ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 78-vjeçare. Fadil Hasa është njëndër aktorët më të spikatur, të skenës dhe ekranit shqiptar. Hasa ka lindur në Durrës me 8 prill të vitit 1940. Fiks një vit pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. Gjithsesi, Hasa është i shquar në shumë role komike kryesisht në panelin e estradës së Durrësit. Repertori i Hasës ka qenë shumë i larmishëm. Ai ka luajtur në shumë filma, por më të spikaturit janë: Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini apo Zëvendësi i grave (1987)… Shabani.
Homazhet kryen sot në hollin e Teatrit ‘Aleksandër Moisiu; të Durrësit.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili