Fatëkeqësisht sot është ndarë nga jeta Sali Xhixha,piktori i shquar në Durrës.
Sali Xhixha ishte piktori më jetëgjatë në Durrës.
Rreth 70 vite punë, të cilën e filloi që në moshën 16 vjeçare.
Te gjithë do ta mbajnë mend Sali Xhixhën si piktorin që i dhuroi qytetit pamje mahnitëse dhe impresionuese.
Nëpërmjet punimeve të tij,tregoi artistikisht dashurinë e fortë që e ka lidhur me vendlindjen. Në 80-vjetorin e lindjes,piktori i shquar i qytetit bregdetar do të nderohej me titullin”Mirnjohja e qytetit”.
Xhixha numëron rreth 1300 piktura në vaj përgjatë gjithë jetës së tij,e dhjetra në teknika të tjera.
Pothuajse të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij kanë në shtëpi nga një vepër arti të të Madhit Sali Xhixha.Ai u largua sot nga kjo jetë në moshën 86 vjeçare,për ti lënë qytetit të Durrësit pamje impresionuese.
Nëpërmjet penelit të tij ai solli rrugë,njerëz ,detin,portin,figura të mëdha historike si edhe portrete të njerëzve të thjeshtë .
Për Lajm-shqip
Silvi Feimi