Edu Ferreira, futbollisti i talentuar i Boavista-s në kampionatin portugez që debutoi sezonin e kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare.
Futbollisti humbi jetën pas një lufte më shumë se 1-vjeçare me kancerin.
Dita e Krishtlindjes ka qenë dita e fundit e tij.
Ferreira u diagnostikua gjatë nëntorit të kaluar, 3 muaj pasi kishte debutuar si futbollist profesionist, por sëmundja bëri që ai të tërhiqej.
Pavarësisht kësaj është zbuluar se klubi i Boavista-s i kishte rinovuar kontratën deri në 2019.
Gjithashtu kishte vazhduar t’i paguante rrogën në mënyrë që të paguante për kurimin.
Në statusin e klubit të Boavistës i cili njoftoi për ndarjen nga jeta të futbollistit shkruhej:
Të kuptosh lojën mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur e keqja të troket në derë pasi sapo kemi humbur njeriun tonë.
Do ta dedikojmë këtë ditë që të kujtojmë momentet e mira që kemi kaluar së bashku.
Humbja është e madhe dhe zemrat tona nuk do ta harrojnë kurrë.
Sot, parajsës i është shtuar një tjetër yll. U prehsh në paqe, Edu!
www.lajm-shqip.com