Heinz Schumann, i mbijetuari i Holokaustit, por që u bë i famshëm si kitaristi i rrymës “Jazz”, është ndarë nga jeta. Sikurse është bërë e ditur nga mediat gjermane, Heinz vdiq në Berlin.
Njeriu i ashtuquajtur me nofkën “Coco”, bëri emër si muzikant i kësaj rryme në Berlinin e viteve ‘30. Ndërkohë që në vitin 1943 ai u arrestua nga autoritetet naziste. Pasi këta të fundit kishin mësuar se e ëma ishte hebreje.
Ai u internua në kampin e “Theresenstadt” ne Çekosllovaki.
Atje ai luajti muzikë për të zbavitur personelin e kampit. Një vit më vonë do të transferohej në Auschëitz. Pas fundit të luftës ai emigroi në Australi për t’u rikthyer në Berlin në mes të viteve ‘50. Aty rifilloi karrierën e muzikantit të “Jazz”.

29.01.2018