Një parcelë e re i është shtuar varrezave të qytetit të Vlorës, kjo pasi në varrezat e Babicës vendet kanë mbaruar tashmë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Parcela e hapur është në pjesën e sipërme por duket se kjo sipërfaqe nuk mjafton.
Sipas burimeve nga bashkia e Vlorës sipërfaqja e hapur mund të mjaftojë vetëm për disa muaj.
Kjo për shkak se është është tepër e vogël.
Pritet që në vijim të bëhet hapja e parcelave të reja por deri tani nuk ka ende një zgjidhje.
Nga ana e strukturave të bashkisë nuk lejohet mbajtja e një vendi bosh. Zgjedhje kjo e shumë çifteve të moshuar të cilët mbajnë vendin pranë bashkëshortëve kur humbin jetën.
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti