Aktori i humorit Muharrem Hoxha dha lajmin e largimit nga jeta të një prej ikonave të humorit dhe filmit shqiptar, Fadil Hasës.
Hoxha është shprehur se do t’i jetë mirënjohës përjetësisht atij që e konsideron si mësuesin e tij, Fadil Hasës. Të dy së bashku kanë dhënë një kontribut të madh në estradën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Rrema, siç njihet prej të gjithëve, u shpreh se kishte lënë një takim ditën e sotme me aktorin Fadil Hasa.
Muharrem Hoxha mes lotësh për Fadil Hasën: Do u takonim sot…
“Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la”, u shpreh ai.
Lajmin e largimit nga jeta të aktorit e mori nga vajza e Fadil Hasës. Vajza e komedianit të njohur i tha mes lotësh se babai i saj nuk mundi t’ia dilte.
Sot është një ditë e trishtë për të gjithë ata që kanë qeshur me batutat e aktorit të njohur dhe që kanë ndjekur filmat e tij.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
16.07.2018