Jose Mourinho është trishtuar shumë nga tërheqja e Sir Alex Ferguson nga futbolli në përfundim të këtij sezoni. Në të njëjtën ditë që Real Madrid vendosi që askush të mos fliste për mediat, trajneri portugez deklaroi për ‘Sky Sports’ se kolegu i tij skocez e mori në telefon për t’i treguar planet e tij të së ardhmes.
“Pata nderin ta merrja vesh personalisht këtë lajm. U emocionova shumë. Do të jetë shumë e vështirë për mua të shkoj në Old Trafford dhe të mos e gjej në pankinën kundërshtare atë figurë legjendare”, theksoi Mourinho, i cili shtoi se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e lamtumirës së Ferguson sepse nuk do që të shihet duke qarë.
Manchester United zgjodhi David Moyes si pasardhës të Ferguson dhe Mourinho deklaroi se stoli i Djajve të Kuq nuk ka qenë kurrë objektiv i tij.
“Miqtë e mi e dinë se kush është skuadra që unë dua të drejtoj pas Realit”, tha ‘Special One’, i cili me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea.
Manchester United “i hap derën” Mourinho-s
Në Manchester united, por edhe në gjithë Premier League-n angleze, kanë nisur të dëgjohen zëra të shumë në lidhje me të ardhmen e Sir Alex Ferguson.
Duke iu referuar burimeve pranë disa prej futbollistëve të United, trajeri-menaxher skocez i “djajve të kuq” është gati për t’i thënë lamtumirë pankinës, ku ka qendruar për plot 26 vjet.
Njoftimi, i shtyrë për shkak të rregullave të bursës së Nju Jorkut, ku klubi anglez është kuotuar, mund të jepet pas ndeshjes në “Old Trafford” me Swansea-n.
Sipas raportimeve të “Times”, mes motiveve që kanë shtyrë Sir Alex të ndërmarrë këtë vendim për t’u larguar përfundimisht nga futbolli, janë edhe problemet shëndetësore, të cilat shqetësojnë prej kohësh teknikun skocez.
E përditshmja angleze i hap dyert e United trajnerit portugez të Realit të Madridit, Jose Mourinho. Sipas një burimi ekskluziv të tyrin, Chelsea ka kërkuar kohë përpara se të negociojë rikthimin e “Special One” në “Stamford Bridge”.
Pikë së pari, klubi anglez nuk dëshiron t’i paguajë klauzolën e prishjes së kontratës Realit të Madridit, por ka edhe probleme në lidhje me stafin teknik të kërkuar nga portugezi.
Janë këto arsye, që mund të hapin një skenar të paparashikuar më parë, por që mund të bëhet i mundshëm papritur: Jose Mourinho te Manchester United.
11.05.2013
Burimi: Top Channel