Policia i vendos prangat 46 vjeçarit për shkak se ushtronte dhunë ndaj motrës së madhe.
Një 48 vjeçar në Fier ështe prangosur sot.
Dhunë ndaj motrës së madhe, policia i vë prangat 48 vjeçarit…
Policia nuk jep detaje.
Por burimet tona konfidenciale thanë se motivi është përpjestimi i pronës.
Realisht nuk bëhet fjalë për prona me përmasa të mëdha.
Por “thërrime”, që kanë nga trungu prindëror.
Llazar Lule, ka ushtruar dhunë ndaj motrës së vet, 52 vjeçare, me inicialet V.L.
Vëllai i vogël nuk ia ka kursyer dhunën motrës së madhe.
Kurse policia i ka bërë atij sot dhuratë prangat.
Në harkun e tre javëve në Fier e rrethina janë shënuar 13 raste dhune në familje.
Nëntë persona janë vënë në pranga.
Vladimir Muçaj
12.02.2018