Ka bërë shëtitje me motorr pa patentë. 24 vjeçari ka përfunduar në polici.
Për pasojë, ka përfunduar i arrestuar nga policia e qarkullimit rrugor.
Kështu e ka pësuar një 24 vjeçar nga qyteti i Elbasanit.
Elbasan/ Në motorr pa patentë, përfundon në polici…
Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, bënë një arrestim.
Ai është identifikuar me emrin, Florenc Korra, 24 vjeç banues në Elbasan.
Gjithmonë, sipas burimit zyrtar, arrestimi i tij u bë pasi në Elbasan është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore, duke drejtuar mjetin motorçikletë pa leje drejtimi.
Në ngarkim të tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”.
I riu, më së paku mund të dënohet me gjobë për kundravajtje.
Alfrida Danushi
20.02.2018