Motorçiklisti pa patentë, përplaset me një “Volswagen”… Një 18 vjeçar është arrestuar pas një aksidenti që ka bërë me motorr. Burimet policore saktësojnë se është arrestuar në flagrancë 18 vjeçari, Rajmond Bode banues në Elbasan.
Elbasan, përplaset me një “Volswagen” motorçiklisti pa leje drejtimi.
Ai është kapur nga shërbimet e policisë rrugore, duke drejtuar një motorrçiklet me targa EL 690 B, pa leje drejtimi. Mësohet se ai është përplasur me mjetin tip “Volswagen” me targa AA 072 SA. Ky mjet drejtohej nga 39 vjeçari L.V, banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Elbasan. Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjëndje të dehur, apo pa dëshmi”.
Alfrida Danushi
18.06.2018