Ka guxuar të udhëtojë pa patentë dhe pa targa me motorr , por ka përfunduar i arrestuar.
Kështu mund të thuhet për një 40 vjeçar nga zonat rurale të Elbasanit.
Gëzim Ago drejtonte motoçikletën pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Sipas burimeve zyrtare të policisë , Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Gëzim Agos.
40 vjeçari është banues në fshatin Mollas, Bashkia Cërrik.
I njëjti burim saktëson se arrestimi i tij, u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin motorçikletë pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi