Moti – Situatë alarmante në veri, dëbora arrin në 80 cm, izolohen disa fshatra.
Reshjet e dendura të dëborës, kanë sjellë probleme në qarkun e Dibrës.
Trashësia e saj ka shkuar deri në 80 centimetra dhe si pasojë janë bllokuar disa fshatra.
Sipas informacioneve, mësohet se të bllokuar janë zona e Lurës, Kalaja e Dodës, Trebishti dhe Ostreni.
Moti: Situatë alarmante në veri, dëbora arrin në 80 cm, izolohen disa fshatra
Problemi qëndron se, reshjet e dendura të dëborës, vazhdojnë të bien në Dibër.
Kjo gjë ka bërë që, gjatë natës, trashësia e saj i ka kaluar të 80 centimetrat dhe si pasojë janë bllokuar disa fshatra.
Situata e krijuar, të rikujton marsin e vitit 2011, kur në zonën e Dibrës, për rreth 2-muaj, u izolua gjithë krahina…dhe më gjërë, dhe ku trashësia e dëborës arriti në 1-metër.
Kjo solli si rezultat, bllokimin e të gjitha fshatrave të këtij rrethi dhe mungesën në ushqime, veshmbathje, energji elektrike. kushtet e këqija atmosferike, vështirësuan shumë punën e Emergjencave Civile, për shkak se dhe helikopterët nuk mund të fluturonin.
Gjithashtu, situata paraqitet problematike edhe në Kukës.
Trashësia e dëborës në këtë qark është 20 cm, dhe për shkak të erërave të forta kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra.
12.02.2018