Ditën e sotme moti paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira.
Moti parashikohet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.
Në këtë mënyrë do kemi gjenerimin e shirave të përkohshëm në ekstremet Veri – Jug.
Pasditja mbetet në kushtet e vranësirave të shpeshta me shira të dobët në zonat Veriore.
Ndërsa shira të izoluar pritet të bien në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës.
Kjo gjë bën që maksimumi të ngjitet sërisht deri në 17 – 18°C, shkruan citynews.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.
www.lajm-shqip.com