Parashikimi i Motit për fundjavën. Ditën e premten parashikohen vranësira të shpeshta në gjithë vendin.
Për fundjavën vranësirat mbulojnë të gjithë vendin.
Ndërsa reshje priten në zonat Veriore. Sipas Meteoalb: E shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës, citon Syri.
Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.